Fernando Morientes beson se Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Ishi i Realit, foli për RMC dhe tha se është i bindur se ai do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe vazhdon të mos rinovojë me PSG-së, do të jetë i lirë në qershor pasi i skadon kontrata.
“Kylian do të shkojë në Madrid sezonin e ardhshëm. E kam dëgjuar shumë klubin dhe Florentinon. Presidenti e do atë sepse është ndryshe. Ai mund të luajë për shumë vite në Real Madrid”, tha Morientes.
I pyetur sërish nëse është e mundur edhe pas insistimeve të PSG-së për një kontratë marramendëse, ai u përgjigj: “Unë mendoj se po”.