Tuesday, December 3, 2024
BallinaVitrina e libritRemzie Raci Rexhbogaj-NGJYRË VJESHTE

Remzie Raci Rexhbogaj-NGJYRË VJESHTE

Në dritaren time
Sot m`u shfaq
Flutura shumëngjyrëshe


Flutura me ngjyra vjeshte
Që erërat e furishme pranverore
E fërfelitën larg
Shumë larg


Atje përtej detërave të pa fund
Përtej maleve e shkëmbinjëve
Andej lart
Shumë lart
Përmbi re të bardha


Ku e priste qielli krahapur
Në gjirin e vet për ta strehu
Aty ku është qetësia e përjetshme


Në pranverën e lule vjollcës
Trëndafili shumë ngjyrësh u vyshk
As ujërat e ujvarës
S’munden dot të ia njomnin petalet e saj


Flutura shumë ngjyrëshe
E mori me vete trëndafilin e njomë
Por, aroma e trëndafilit ka mbetur
Kujtim i bukur dhe i përjetshëm.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT