Friday, November 22, 2024
BallinaSportXherdan Shaqiri me notën më të lartë në Superligën e Zvicrës

Xherdan Shaqiri me notën më të lartë në Superligën e Zvicrës

Lojtari me origjinë shqiptare, një super talent që dominonte skenat dikur në Europë, Xherdan Shaqiri, ka fituar çmimin individual në Zvicër. Ish-futbollisti i Bayernit e Interit është zgjedhur Lojtari i Javës në kampionatin helvet për raundin e 11-të.

Kujtojmë se Shaqiri u rikthye në futbollin e përfaqësueses së tij për llogari të klubit më të madh zvicerian, Baseli. Aty, hodhi hapat e para në formimin e tij Xherdani dhe pas aventurës së shkurtër në SHBA vendosi të shpërblejë ekipin e Xhakës e të bëhet koleg me vëllain e Granitit. “Big Shaq” ka luajtur shumë me Granit Xhakën në kombëtaren e vendit neutral për vite të tëra, ndërkohë tani vendosi të ndërrojë “vëlla” e të luajë krah ish-futbollisit të Kombëtares.

Lojtari i Ndeshjes në ndeshjen e Winterthur-Basel u shpall pikërisht fenomeni helvet me notën absolute 10. Kjo pasi ai realizoi 2 gola dhe 3 asistime perfekte. Faqja zyrtare e Credit Suisse League i dha trofeun individual mëse të merituar. Edhe pse ekipi nga qyteti i Bazelit në kufij, u trondit nga rivalët e mëdhenj të Young Boys dje në ndeshjet e mesjavës, vazhdon të jetë në formë të mirë fal Shakut. Të shohim nëse “gjerdani” ynë do të çojë në titull efortet e tij me “Kuqeblutë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT