Mund të duket befasi, por Drilon Hazrollaj mund të jetë në listën e trajnerit Sylvinho për ndeshjet e muajit nëntor.
Kështu së paku raporton “Markaj News” në rrjetet sociale, të cilët e konsiderojnë Hazrollajn si lojtar që do të vishet “kuqezi” në të ardhmen, shkruan LIG Sport
Hazrollaj disa herë është ftuar te Kosova, por nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare dhe ligjërisht mund ta ndërroj kombësinë.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për Federatën e Futbollit të Kosovës.
20-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës me fanellën e Malishevës ka zhvilluar nëntë ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste.