Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Zoica Gjolla Popi

Cikël poetik me poeten Zoica Gjolla Popi

Hapini dritaret!

Mos ma pengoni ajrin
hapeni dritaret… le te fryjë flladi i ftohte i natës
të puthet me mushkëritë
e thara,të lodhura
peshëdhimbjen e frymëmarrjes
jo …… jo…mos qofsh e fundit
s’eshte hera e parë në duelin
maje thikë
shigjetove,
më rrëzove,
mos më hidh!
mos më shtrydh!
hapesiren mes inde nervash
mos e mbyll!
zhduku!
zhduku të thashë!!
Lërmi këmbët
dreqi e mori….
s’më bindesh,
dua të vrapoj si e çmendur,
u shofsh e u shkrumbofsh!
lulja e mallkimit e akullt te ndjektë!
te terhiqesh zvarre!
le te heqesh
te gulçosh
pëse une?
Përse ai… ajo…. ata ..ato
pa fajin,të malluar
të shkujdesur….
Hej…… hej…… nuk jam shkalluar
por rri e vuaj
ajeeer…….
hapini dritaret……
oksigjen…..
……
ku?
pa me thuaj
ku po më çon
humnerat i sheshoi Zana e malit
urat lidhëse ndertuan dragojt
jo për ty…..
kërkon të lidhesh në këmbet e urës
po kush te beson ?
i damkosur,
i damllosur,
gungaç, virus tinzar
i pabesë…..
mos u ngopsh…..!!
Unë kam fuqinë e Qiellit, Detit
Yjeve Universit……
virgjërinë e Natyrës
qumështin me aromë luledelesh
mushtin e rrushit te tejpjekur
ullinjtë, qumështin e Mbreteshes Bletë,
ujëvarat e Alpeve,
Mbretëreshën lule dafinë,
borxilok plot trendeline
eremalet erefushat
ajer….ujë burimesh….
Ej…… hej……
Mos ma pengoni ajrin
ti lemë hapur dritaret tërë naten
të jetes Oksigjen……suferinë…… le të fryjë…… nina nana……. u lodha….. në djepin si bebe më tundni….
si valë deti të perkundemi neser …… e nesermja…… haha….
Dritë….. Diell….. Paqë… Dashuri pa fund!

……………………………………………………………..

Na u dogj shpirti e xhani

Sapo nata të bjerë
me Henën e sapolerë
çohuni more të mjere
pse,s’po ngrihemi dot?
Trupat e lëshuar,
dridhur pa kuptuar,
prej ftohtit dërsire,
prej afshit mërdhirë,
në globin e paane…
A- Amani….. more amani
na u dogj shpirti e xhani
ujë në kroje të pimë
bretkosat le të flenë
s’durojmë zë të çjerrë
ecim mor të mjerë
ecim mos ndalojmë……
B- Bijtë e babait….. mbahu Bijë fort!
Ç’do ti lutemi maleve
pas fushave barëtharë
të na marrë në mbrojë
me mushkëritë e tij të frymojmë
ulemi të shplodhemi pak…..
Poshtë nën gjethe fieri
luleshtrydhet rrënjët
o ooo ….se çja kanë zënë
le të yshtet nata
me duar shtrirëzgjatura
lutje që s’mbarojnë……
C- cigarishtet hidhini
me këmbë i shkelni
bronket mos i thani
pa lëshuar frymën mbani?
qesh e qaj me lot……..
Agu sapo të agojë
me yjet që akoma dridhen
me trurin e mpirë
në ënderr e paarrirë
padale
Ç-ç’po bëj më?
Boçeboshe pishe
gjelbërim ahishte
si zogj të tulatur
të ngjirur
të ngjitur
perdore pa kapur
rënkimi udhët zgjon…..
D- dielli rrezethyerat
në ngjyraylberiane
shtellungëverdhën do përthithë
pikë e vesës malit
me hojet e mjaltit
shkrirë rreshirë e ngrirë!
Jam në ëndërr a zgjuar?
Dh- dhe nëpër ëndërra të mos isha
në shtroje, ahe,lisash
plagë mes trëndafilash
me aromë rozmarinash
të shplodhemi…… të flemë……
E-eeeeeeeehhhhhh
Ë-ëhhhhhhhhhhhhh
F-frymojmëëëëëëëë
Mos ju afroni
shkëlqimit të rremë!!

………………………………………….

Lulet e mollës
U çelën padashur lulet e mollës
me petale gjysmë bardhë në rozë
ç’i gënjeu një rrezedielli dimri
sythënjomat u tkurrën
mbështjellë në pikëvesën e një keqkuptimi.
Mos u lëndo…..
gjithësesi ato u lëshuan
nga era që vinte
në shpate luginash
ku jehona kumboi
e kthyer në vakum psherëtimash.
Përse të vjen për të qarë?
Jo …… mos kështu….. jooo
ngrije kokën lart
vështro qiellin!
po qan me lotin tim
mbështetur dënesat
në gjoksin tënd.
Çudija…
përse ngrin në vështrimin e tretur?
në të gjitha tiparet
lëshon ngurrimin,trishtimin
duke pikturuar portretin e hatermbeturës.
Të përgjërohem i dashur
mos e prano atë humbjen e madhe
duke përplasur këmbëmpirat
për të mos u larguar
jo….. nuk kam për të ikur.
Bëre mirë që qëndrove
sepse s’e merr me mënd
sikur të ikje
do më dukej
sikur dielli, kishte ndezur zjarrin mbi turbullimin tim
sa shumë u tundova
me forcën jashtë forcave.
Ah keqkuptimi…
mbestë aty, në cipën e akullit
të pangjyrë!
Qeshja jonë me gjithë shpirt
si tingujt e ujëvarës
mes bardhësisë
bardhësi shkume
avujsh të bardhë
në ngazëllim qiellor
u deh nga aroma
e luleve të mollës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT