Të jesh kryeneç
aspak s’është mirë,
se të vijnë punët
çdo ditë e më vështirë.
Shumë njerëz të tillë
në jetë kam takuar
dhe gjithmonë atyre
rrugën ua kam lëshuar.
Secili njeri
lidhet me fjalë t’veta,
se kurdoherë
del n’shesh e vërteta.
Kokëfortësia nuk ka t’mira
kujdesu o njeri shumë,
se vjen dita
vetë bjen në lumë!
Kujdes,o kryeneçë
njerëzit mos ngacmoni,
se t’përbuzin të gjithë
veten e nënçmoni.
Kokëfort kur je
të mira mos prit,
të pret belaja
nat dhe ditë.
Njeriu kryeneç
bie në hundëlesh
dhe një ditë
ia bën hundët përshesh.