Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Më kujtoni...

Korça Bibjana-Më kujtoni…

Kur unë të jem larguar, mos kërkoni në gurin e ftohtë,
por në fjalët e mia, që zemrën tuaj thërmojnë me ngrohtësi.
Unë jam aty, në vargjet që lashë si gjurmë
në shtratin e kujtimeve tuaja.


Më gjeni në tingujt e zërit tim të mbetur ndër rima,
kur malli t’ju dridhet dhe fjala ime tju thërrasë..
Në çdo varg të shkruar kam fshehur një copëz shpirt,
Një pjesë të vogël që s’do të venitet asnjëherë.


Kur lexoni fjalët e mia, unë marr frymë përmes tyre,
Jam aty, e fshehur në çdo rimë e çdo shkronjë…
Përgjithmonë e gjallë, në fjalën time,
si jehonë që s’resht kurrë së pëshpërituri: Më kujtoni.


Kur nata të mbyllē dritaret mbi qiej të largët, e dielli të dalë si mendim i parë i kthjellët, shfletoni librin tim, aty jam unë-ëndërrat që lashë të gjalla për ju


Në stinët që ndërrojnë, në petalet që bien,
në rrahjet e zemrës suaj që ndien një boshllëk
Mbajeni gjallë emrin tim me tingullin e vargut,
se aty jetoj unë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT