Wednesday, April 1, 2026
BallinaVitrina e libritHamit Taka -MOTIVE VJESHTE

Hamit Taka -MOTIVE VJESHTE

Mërguan zogjtë shtegëtarë
Në eter këngët lanë përhapur,
Dielli fshehur brenda pyllit
Kurora pemësh ka përflakur;


Digjet qershia – flakë e kulluar
Nga era krahëfreskët përkulet,
Mes bojëkafes të arave lëruar
Dhe blerimit të lëndinës me lule;


Një folezë ka mbetur e braktisur
Altari ku erërat rrëfehen
Dhe malli strehohet i ngrysur
Në pritje të këngëve të kthehen;


Mos vallë një pemë e zhveshur
Jam dhe unë në këtë vjeshtë,
Ku vetëm një fole ka mbetur-
Fole malli që dikë pret!


Vetëm zemra do më gjykojë
Për ndjenjat që mbaj në gji,
Vetëm ajo mund ta ndëshkojë
Atë që fsheh në thellësi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT