Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritDenada Cipi Troce-MOS JA CIFLOS BUZËN GOTËS

Denada Cipi Troce-MOS JA CIFLOS BUZËN GOTËS

Mos ja ciflos buzët gotës së ndjenjës,
Se buza e thyer rrjedh dhimbje dhe gjak…
Flaka e shpuzës, në lumin e venës,
Ikën rrëmbyer dhe shpirtin e lag…


Me gotë të ciflosur, nuk pihet dashuria,
Që ne ëndërrojmë në vitet, ditët që vijnë…
Prej saj gjithmonë vjen e helmatosur shija,
Fjala vret filizin dashuri, kur fryn suferinë…


Të lutem, ruaja buzët e bukura gotës,
Ku pime verën e ndjenjës çdo ditë…
Se pastaj nuk kemi çfar ti themi botës
Që në dashuri na i dinë fshehtësitë…


Ruaja buzët gotës, që të shijojmë dollitë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT