Monday, December 23, 2024
BallinaLajmeNjofton IKSHPK: Uji i Badocit mund të përdoret edhe për pije

Njofton IKSHPK: Uji i Badocit mund të përdoret edhe për pije

Uji i Badocit mund të përdoret për pije, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Të martën, IKSHPK thotë se nga rezultatet e analizave të katër ditëve të fundit, vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije”.

IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT