Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Vallëzim dashurie

Manushaqe Hoxha Laçi-Vallëzim dashurie

Trokas në portën e vjeshtës plot ngjyra,
Mbushur me nuanca dritash margaritarë.
Reve puplore mes shiut u shkëlqen fytyra,
Qielli flakëron syrin kur t’afrohem pranë!


E bukur është mbrëmja me shi të dendur,
Ku butësisht ledhaton gjethet papushim.
Zgjohen mes zjarresh ëndrrat tona të fjetura,
Kur më pëshpërit ëmbël:”Të dua shpirti im!”


Shiu i vjeshtës bien butësisht n’flokët e gjatë,
E flladi me lagështirë ledhatohet mbi buzë.
Vallëzojmë të magjepsur, të lagur këtë natë,
Dy kapitenë ndjenjash mes detit të prushtë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT