Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi -ANTIGONA FAZLIU

Besa Januzi-Rexhepi -ANTIGONA FAZLIU

Heroizmin e kemi trashëgim nga të parët
Jemi rrit me pushkë në dorë
Për lirinë aq të dashur
Shumë të rinjë e të reja ranë dëshmorë.


E till ishte Antigona, që e re shumë e re
Mori armët të luftoj për atdhe
Njëjtë siç luftoi Shotë Galica
Lum Drenasi çfarë bijë kishte
Lum familja, lum Kosova dhe gjithë Drenica.


Ishte e njomë por me sy shqiponje
Luftoi si luaneshë në vijë të parë
Synime kishte lirinë e popullit
Dhe shporrjen e armikut gjakatar.


Lulja e parë në altarin e lirisë
Antigonë bijë trime e Dardanisë
Luftove me armikun, trime si Shota dikur
Motër, trimat nuk vdesin kurrë.


Jemi krenar me ty moj bija e shqiptarisë
Në lulen e rinisë plumbi jetën ta mori,
Edhe zogjët e malit mbi lapidar qajnë sot
Lavdi, Lavdi për jetë e mot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT