Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj -Imazhe.

Sanie Tushi Rrokaj -Imazhe.

Të mpira janë dëshirat
që na zbresin syve
Në këtë botë që s’gjën paqe e shërim
Me diej të largëta shoh
Nëpër ëndërra që nisen për udhëtim .

Dritën e tyre qosheve të errëta kërkojnë
Unë po jetoj në kohën e rebelimit
Tamam si tërmeti me shumë ballë
Me shkulmet e erës vërshojnë mendimet .

S’kthej dot ato që kanë ikur
Si zvëndësoj dot me gjethet e rëna
Sa pemë flasin për filizat e çelura
Mes reve që të gjitha i vodhën në ëndërra.

E Shikoj jetën fletë- fletë
Sa imazhe më ngacmojnë shpirtin
Sa e menduar eci në këtë udhëtim
Por jeta më fton në ritmin e çuditur .

Sa zgjaten rrugët brënda meje
Sa dua ti vras paudhësitë
Mbi atë mjergull që mbulon gjithë
brigjet gjithë fushat .
Nëpër copëza ëndërrash ku rendin sytë.

E shpie zërin e tretur
Nga zemrat e fundosura gurëzuar në gurë .
Detet e llatarëshme a’ i bashkon urë.
Ku rrënjët e pemëve rjepur nën lëkurë .

Përditë një jetë e çuditëshme

Dua të mar pak hua drite, hënës
të ndriçojë
I mar pak hua rreze diellit botën të
Rrezatoi
Ju lutem ylbereve ngjyrat të hedhin në ç’do anë
I lutem botës qetsi të gjëjë në krahët e saj.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT