Saturday, July 19, 2025
BallinaSportKosova sot e mundi Spanjën që kishte 15 ndeshje radhazi pa humbje 

Kosova sot e mundi Spanjën që kishte 15 ndeshje radhazi pa humbje 

Që pas humbjes nga Italia 2-3, kombëtarja e Spanjës U-19 nuk kishte pësuar në plot 15 ndeshje zyrtare, radhazi.

Spanjollët kishin triumfuar ndaj Moldavisë, Qipros, Gjeorgjisë, pastaj e mundën Italinë dhe dy herë Norvegjinë, njofton Klankosova.tv.

Më pas kombëtarja nga gadishulli Iberik, barazoi kundër Sllovenisë, për t’i regjistruar edhe tri fitore tjera radhazi, kundër Kosovës, Austrisë e Danimarkës.

Spanja barazoi në dy ballafaqime të radhës, kundër Turqisë e Francës, kurse regjistroi edhe tri fitore tjera, ndaj Italisë, Francës e Ishujve Faroe, raporton Klankosova.tv

Ky triumf i kombëtares së Kosovës, i rrit dukshëm gjasat për “Dardanët” e rinj që ta kalojnë grupin, ku ndodhet edhe Austria dhe Ishujt Faroe.

Austria është në vendin e parë me dy fitore, Kosova pas tyre me 3 pikë, aq sa ka edhe Spanja, por që renditet e treta si shkak i ndeshjes direkte me reprezentacionin tonë.

Duelin e radhës shpresat kosovare e zhvillojnë ndaj vendit të fundit, Ishujve Faroe, kurse spanjollët ndeshen me austriaktët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT