Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Dashuria s'është zgjedhje...

Margarita Llapushi Zeneli-Dashuria s’është zgjedhje…

A kam faj pse të dua shumë?
Si dallgë deti, ndjenjat më rrëmbejnë,
Zemra nuk pyet, shpesh ulet në gjunjë,
Kur shpirti yt e imi, bashkë rrugën gjejnë


Pse të ketë faj një dashuri?
Një dritë që ndizet e nuk shteron,
Një yll që shkëlqen për ne të dy,
Një botë e tërë kur dashurisht vallëzon!


A kam faj, nëse sytë të kërkojnë?
Në çdo agim dhe mbrëmje pa hënë,
Kur mendja endet e zemra pulson,
Burimi i çdo ëndrre që më bëhesh këngë!


Jo, s’kam faj, ky është fati im,
Të të dua pa masë, pa pendim,
Dashuria s’është zgjedhje, as rregull,
Është një melodi, pa mbarim…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT