Një nënë na lindi,
Na mbajti në gji,
Me vuajtje, na rriti,
Na përkëdheli, me shumë dashuri!…
Por, ah! Sa tmerr kjo fatkeqësi!
Të gjithë fëmijët, s’e paskan dashur njësoj, Vërtet, trishtim dhe çudi?!!!
Fëmijët përdalës, që “nofkën” e mbajnë “Politikanë”?!
O sa të mjerë, kur festave kombëtare kapardisen në tribuna!…
Çirreni me zotimet dinake,
Para popullit, që ju besoi?!…
Ju, që nuk keni përgjegjësi as nder,
Nuk keni turp, o të pacipë, o myteberë…
Ju, Nënën tonë, e rrënuat, e plaçkitët,
e tradhtuat…!
E, më pas e hodhët në pazare të botës…
Popullit, si latë nder as faqe të bardhë!
Ju, o faqezeza dhe faqezi!
Me mijëra shamizeza,
Në zi, e mbuluat,
Nënën Shqipëri!…
Ajo, na dha shpirt dhe liri!
Ju, o të mallkuar, vetëm për t’u pasuruar:
Fëmijët ia degdisët në mërgime!…
Keq, e përplasët, e katandisët në mjerime, Në vetminë mortore,
e përbuzët të gjorën jetime.