Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -QIELLI I HIRTË

Zymer H. Haliti -QIELLI I HIRTË

Të pata takuar dhe më parë
aty te shkolla, në koridor
sytë tuaj si dy margaritarë
më ndoqën plot dy orë…!

Unë po flisja për një libër
që për temë kishte lirinë
dhe ti me zemrën e çiltër
më the ca fjalë për dashurinë.

Unë atëhere s’ju kushtova rëndësi
lexoja e studioja me afsh letërsinë
por,sot fjalët tua si një breshëri…
më godasin kokën për pakujdesinë.

Jo që s’të kuptova,apo asgjë s’thash
ishte koha e tillë plot me mjegullnaja
unë heshta atë ditë dhe në hall rash
sot me mallë t’kujtoj e bukura flokëgjata.

Atëhere koha ishte e vrërët
dhe qiellin e hirtë e kishim
mes teje e meje si gërshërët
prenin rrugët nga ne vinim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT