Une jam larg teje atje ku vala s’resht,
Ku shpirti im i lodhur shushurin
Dhe ashtu me dallgët fjalët i perciell,
Me shpresën se do mbrrijnë në agim.
Dhe në mos u pergjegjsh une e di,
Brenda vetes një peshë ti mban
Se je zog i lirë në fluturim,
Nuk te lidh as vdekja nën jorgan.
Mos eja në mëngjes si era,
S’më trondit e sotmja gjithe nxitim,
Me mua lumturisht jeton e djeshmja,
Kur në percarrtje me thërrisje shpirt.