Wednesday, October 15, 2025
BallinaVitrina e libritRexhep Shahu -Anija po mbytet

Rexhep Shahu -Anija po mbytet

Anija po mbytet
Ndërsa ne zihemi me veten tonë
Çfarë seksi janë perenditë
Që u lutemi të na shpëtojnë.


Anija po fundoset
Ndërkohë ne vritemi mes nesh
A janë a s’janë të virgjër zotat
Që duhet të na shpëtojnë.


Kufomat e ëndrrave tona
Notojnë drejt brigjeve
Nga t’i çojë era e fatit të keq…

(Nga libri Qyteti i lutjeve, Rexhep Shahu)

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT