Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritLola Shehi-DYZIM NË LARTËSI

Lola Shehi-DYZIM NË LARTËSI

E di çfarë?
Në udhëtimin e radhës,
Ndenjësja ngjitur me timen ishte bosh.
Në të dy fluturimet, nuk erdhi të ulej askush për çudi!
Me sy prej shprese, kontrolloj hyrjen e pasagjerëve
Imagjinoj në sekondat e fundit të shfaqet Ai.


Buzëqesh përgjumshëm dhe i jap bekimin inteligjencës artificiale:
E kishte paraparë që krahë meje mund të uleshe vetëm ti!


Çuditërisht,
Edhe ndenjësen e kishin trajnuar gati në perfeksion
Gjatë gjithë udhëtimit, s’ma ndante asnjë çast shikimin.
Më joshte, e më ndizte me sy.


Dhe m’u kujtuan leksionet mbi të drejtën e biznesit
Me një biletë të vetme, udhëtuam të Dy.
Ritme hapash që të sjellin drejt meje
Dyzime ndjesishë që më sjellin tek Ti!
Biznes i përsosur në lartësi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT