Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritMimoza Selmani -MALL PER ATA QE S'JANE ...

Mimoza Selmani -MALL PER ATA QE S’JANE …

Mirëmëngjes, zotëri, si e kalove?
Ç’mall të solli nga këto anë?
Të pashë që lule mbi një varr vendose!
Kush ishte ai… kë e kishe vallë?

Ah, moj bijë… kë e kisha thua!
E kisha zemër, e kisha shpirt,
E kisha yll, e kisha dritë,
E kisha diell e u shua.
E kisha xhan që m’u përvëlua,
E kisha jetë… tash jetë nuk dua.
Ishte gjithçka…
Gjithçka për mua.

Po ti, moj bijë… këtu ç’kërkon?
Këtu ku heshtja mbizotëron,
Ç’mall të solli?
A më tregon?

Malli për nënë e për baba më solli,
Më mungojnë aq sa nuk thuhet.
Erdha për pak të flas me ta,
Sado pak, malli të më shuhet.

Vërtet është heshtje, po heshtja flet,
Unë e dëgjoj… dhe më përgjigjet.
Edhe ti fole me tët bir…
…si the, që shpirti po të digjet?

Po, moj bijë, të drejtë ke,
Fola me të… e çfarë s’i thashë!
Tani po ikën veç trupi im,
Po shpirti ngeli me të… e lashë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT