Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Flamuri im!

Teuta Beqari Osmani-Flamuri im!

Flamuri im të kam me vete
Ke kaluar kaq kufire
për të arritur këtu
Në sofrën time në emigrim


Ke bërë milje largësi ajrore
Le më tokësore …,
për të të patur në gjoksin tim.
Krenare për dinjitetin e vëndit tim!


Të mora kopjon tënde flamuri im
Pasi origjinalia
nuk i dihet ku është bitis
Të morrën
të leckosën
E të bën copë, copë
Të shpërdoruan ndërgjegjien,
sinqeritetin, nderin …,
Fjalën
që me shpirt i thoje
kudo nëpër botë!


Të bërën si veten
Për t’i përdorur copërat e tua
Sytjena e veshmbatje
Tek trupat e përdala
Tek femrat e shitura
Prej trafikantëve!


Të bërën kurvë
Duke e quajtur pa droje
Sepse kështu
lshte kthyer e “plaçka”
Në flamur të kësaj bote,
Si tek poezia e Shekspirit
Kur flet për “flamurin e kurvërisë”!


Flamuri im!
Të dua me shpirt e zemër
Për gjakun tënd të virgjërisë
Që kur linda të vizatoja në fletore
Të parën faqe të lumturisë!


Të doja ifazmën e ndriçuar
Atllas me kordelen e florinjtë
Me shkabën e vizatuar
Me tegel rrahur me molinen qëndis!


Ti flamuri im
Që krenaria jote shihej mot e jetë
Në sytë e fëmijëve
E deri në lapidaret e heronjve
Që luftuan për lirinë
E për lumturinë në jetë!


Më rrije sy patrëmbur
Zonjë e vërtetë
Flamuri im i ndritur
Për çfarë të kërkojnë
Më shumë për këtë nder?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT