Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Gëzuar Shqipëri!

Gjelina Maçi Keci-Gëzuar Shqipëri!

Festojmë kuq e zi 🇦🇱
Hej Iliri më e bukura në botë
Mbretërove atëherë zonjë e randë
Të lakmun; bjeshkë det e tokë
N’prehër Nanës Gjergjin ia patën marrë.


Pesëqind vjet të kanë sundue
Dhunshëm u munduan me të përça
Fe pellazge e Dardane t’i kanë ndërrue
Çakenjtë trupin në copa ta kanë nda.


Jo mor jo, kurrë s’mundesh me tjetërsue
Kemi një nanë; një gjuhë e një flamur
Shqiponjën në zemër , kemi stampue
Me gjak shqiptari, që nuk shuhet kurrë.


Qemal e Isë Boletinin sot me nderue !
Flamur i vjetër po valvitet krenar
Çohu Skëndërbe , besëlidhjen me zgjue!
Të pushojë qetë trimi Adem Jashar!


Sa dashni vlon dejesh për ty
Askush tjetër, s’mund e zevëndëson
O hallemadhe Nanë Shqipni!
N’dhena t’huaja kombi loton!


Vende të bukura mjaft kam pa
Ah, si ti nuk mund të shoh askund
Diell e Hanë si ti askush s’i ka
Je dashni nane që nuk ka fund.


Ka me ardh patjetër ajo ditë!
Të përkundet djepi në shtëpi
Lart e më lart në një shpirt kuq e zi
Kosovë, Malsi, Shkup e Çamëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT