Wednesday, February 5, 2025
BallinaLajmeReshje shiu e bore sot, ulen temperaturat

Reshje shiu e bore sot, ulen temperaturat

Me kalimin e frontit të ftohtë mbi rajon, reshje shiu fillojnë që orëve të para të mëngjesit të premtës në vend, që me rënie të temperaturës shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat nga 4C e 7C gjatë natës, deri në mesditë zbresin në 3C e 5C, e duke shkuar nga mbrëmja në 1C e 0C. Kalimi i frontit në mëngjes shoqërohet me erëra të forta veriore me hove deri në 16m/s. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje të reshurat pushojnë, njofton Prishtina Weather.

Reshjet e borës fillojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së shtunë, e vazhdojnë edhe gjatë ditës. Në vise më të ulëta me gjasë përzien edhe me shi, me rritje të temperaturave. Kryesisht të shiut reshjet pritet të jenë ditën e diel. Temperaturat shënojnë rritje deri në 4C, maksimalet.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT