Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali-KËNGË SHQIPTARISHTE

Enertin Dheskali-KËNGË SHQIPTARISHTE

Ne jemi mësuar të këndojmë,
Nëpër dasma e nëpër morte,
Kënga jonë
Është diell i ditëve të vrenjtura,
Është zjarr
Në odën e madhe të miqve,
Është bukë dhe kripë
Në sofër…


Kënga jonë është ëndërr lirie,
Në gjumin e vrarë dhe të burgosur,
Është plumb
Mbi lumenjtë e djajve,
Që kanë vërshuar përherë,
Mbi tokën tonë të sakatosur…


Ne jemi mësuar të këndojmë,
Mbi djep e mbi varr,
Kënga është pak nga gjaku ynë,
Pushkë dhe shpatë,
Ujë dhe zjarr…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT