Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-Papritur

Kristina Ndoci Tina-Papritur

Përse i habitur më sheh sonte drejt në sy,
oh këtë vështrim tëndin mirë unë e kuptoj,
shpirt identikë e llogjikë perfekte ne të dy,
më pyet t’lutem gjithçka unë ty do të tregoj.


Nuk mundem unë ty për të të fshehur asgjë,
para teje do të flas unë vetëm të vërtetën,
fol i dashur,ti pyetmë të paktën ndonjë gjë,
mos rri i hutuar e fjalën nxirre të shkretën.


Ngadalë me buzëqeshje ti hap gojën e flet,
më pyet nëse me të vërtetë unë ty të dua,
ah si m’rreh rrëmbimthi kjo zemër e shkretë,
nga të erdhi kjo pyetje bash sonte për mua?


Vallë aspak se ke të qartë ti në veten tënde,
që zemrën time ta kam vënë në shuplakë,
si me dashurinë time akoma nuk u gdhënde,
se prisja tani nga ti këtë pyetje o fjalëpakë.


Po si bash menjëherë në mënyrë kaq ironike,
nxitimthi më drejtohesh e pyet kështu mua,
për mua thjesht është një pyetje retorike,
sepse ti e di mirë që unë maksimalisht të dua.


Ti kurrë as me shaka jo sduhet të dyshosh,
në dashurinë që kam për ty,jo asnjeherë,
ta dish ti sonte arrite që të më befasosh,
me këtë pyetje që bëre kaq papritur këtë herë.


I thashë se në shpirtin tim ti ke zënë vend,
sërish një ndjenjë e çuditëshme më mbërtheu,
por jo ai aspak me mua se kish pënjimend,
por vetëm disi të më provokonte i pëlqeu.


Papritur u kthye nga unë e fort më përqafoi,
ashtu të dy të përqafuar pa zë,në heshtje,
oh sa të besoj më tha e në sy më shikoi,
ç mrekulli,ushqyem shpirtin ne me buzëqeshje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT