Vajzë e mullixhiut, çfarë e ke at’ nur,
Keshtu siç je sot, s’të kam parë kurrë,
Të kam prurë misër, e një thes me grurë,
Do t’ma bluash miell, për byrek në furr.
Rrjedh ky uji i krojit, dhe mulliri e pret,
Edhe kokrra e grurit, përmbi gur rrëshket,
Ndërsa ti sot, s’po më dukesh e qetë,
Nuk po e di çfarë ke, pse s’ma thua vetë.
Moj vajzë e mullixhiut, çfarë ke ti me mua,
Një brengë po e shoh, thellë në sytë e tua,
Diçka do të më thuash, pse s’po ma thua,?
Po t’më japësh buzën, grurin më s’ta dua.
Grurin nuk ta dua, mbaje gjithë për vete,
Rrotull vjen guri, ndërsa ti shumë u trete,
Më thave dhe mua, ku dreqin më gjete,
Në ëndërr të pashë, me mua sonte fjete.
Me mua fjete sonte, përmbi gur t’mullirit,
Qyqja po këndonte, që nga maja e blirit,
Derdhej uji i krojit, pikë, pikë sipër gjirit,
Dhe dlte miell i bardhë, nga misri i misirit.
Dilte miell i bardhë, ashtu si e jotja gushë,
Kur e putha unë, shpirti flakë m’u mbush,
Por ty të digjej buza, porsi hiri në prush,
E provova unë vetë, dhe tjetër askush