Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritZamira Agalliu-Atdheu

Zamira Agalliu-Atdheu

Atdheu është loja ime e fëmijërisë
Atdheu ështe hapi im i parë
Atdheu është kujtimi i dashurisë
Atdheu është puthja ime e parë .


Atdheu është buka e ngrohtë e Nënës
Atdheu është përqafimi i Babait
Atdheu është dashuria e motrës
Atdheu është malli i vëllait

.
Atdheu është Mësuesi im i parë
Atdheu është shoku im i bankës
Atdheu është dashuri me shikim të parë
Atdheu është rrahja e fort e zemrës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT