Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritSahit Shala -JAM SHQIPTAR

Sahit Shala -JAM SHQIPTAR

Jam nga Shkodra e Skrapari
Myzeqeja e Bilishta
Jam i shqipes, bir shqiptari
Me fle n ‘shpirt Naimi e Fishta.


Nga Prishtina e Tetova
Dibra, Shkupi, Kumanova
Jam aty ku tingëllon huta
Lind e rritur nëpër lufta.


Udhë e shkronjave më ka kalitur
Përmbi strofka t ‘shqipes rritur
Fjalë e besë i kam pas veti
Flas si Noli e Din Mehmeti


Jam Nga Kruja edhe Vlora
Ku qëndisi Marigona
Nën shami e mbi jelek
Mbajmë gjerdanët plot fishekë.
Kush guxon me harru rendin


Kur kem vargjet e Migjenit
Për me u çmallë na bën Asdreni
Në radhë kam Mjedën, e Shirokën.
Pa u hamendë të bëjnë me puth tokën!


Të bajnë me puqë këtë tokë Dardane
Autokton dem baba dem
Ku ka vdekje ma krenare
Se të vdes për atdheun tem

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT