Wednesday, December 11, 2024
BallinaLajmeGjykata Speciale arreston ish-komandantin e UÇK-së, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arreston ish-komandantin e UÇK-së, Isni Kilaj

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i.

Ndalimi i tij në EULEX është bërë të enjten, ka thënë sot Komuna e Malishevës.

Në një reagim për media, Komuna e Malishevës ka kërkuar nga Gjykata Speciale të ndërpresë “përndjekjen e çlirimtarëve”.

“Kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat e tjera kompetente, duke përfshirë edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”, tha Komuna e Malishevës.

Shtëpia e Isni Kilajt në Malishevë është bastisur për rreth dhjetë orë nga hetuesit e Prokurorisë së Specializuar në Hagë të enjten.

Kilaj, një politikan paslufte dhe ish-kryetar i Komunës së Malishevës, gjatë luftës ka udhëhequr si komandant njësitin operativ “Lumi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /paparaci

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT