Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-NATA NËN RREZET E HËNËS

Violeta Kadriu-NATA NËN RREZET E HËNËS

Pas maleve te larta të rrethinës,
diell i zjarrtë vetullën fshehu,
e pas pikëlave të imëta të dushqeve,
shkëlqim i hënës ia behu

.
Hijet e drurëve të parkut,
ta ka ëndja me dëshirë për t’i parë,
herë zgjaten e herë shkurtohen,
sikur ndërvete të ishin ne garë.


Aromën, erëkëndshmen e blirëve,
me nge e përhap një puhi,
e qytezën e zhurmshme të ditës,
e mbështjell e natës qetësi.


Lumi i kthjellët i Llapit
në këtë natë është përflakur nga hëna,
ngjan në flokë të krehur mirë të një zane,
e nga dorë piktori janë lyer me këna.


Gjerësa nga parku një gjinkallë,
me mallëngjim dëgjohet tek gumëzhin,
brenda zë i ëmbël i radios,
me ëmbëlsi mbush shtëpinë.


Nata tani gjithkund ka ra,
në qiell duket pak yje ka,
hëna nganjëherë fare nuk duket,
plepi ngapak nga era lëkundet.


Dritat e neonit skaj rrugëve shndrijnë,
njerëzit nëpër shtëpi trupin shtrijnë,
trupin e lodhur që të pushojë,
që përsëri nesër të punojë, të jetojë.


Pa ninullë vellezërit dhe motrat
në shtretër, si qengja flenë,
e në natyrë rreze e argjendtë,
vazhdon ta mbushë dhenë.


Puthit petalet edhe sonte,
i qetë ti trëndafil,
mbush me aromë kopshtijet
dhe ti or zambak,
se nesër na pret ditë e re,
do t’ndriçojë dielli kandil
e do t’ lulëzojmë me ju,
s’ duam të plakemi edhe pak!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT