Më mbërthehesh
në zinxhirët e bebzave,
të tërheq brenda
në ëndrrat e mia të pafajshme,
të fundos
si në barkun e një delfini
që s’ka derë, as dritare.
Pulsoj në kurmin tënd
koloritin e tingujve ujorë,
thellësia e blusë
m’dallgëzon trupin…
Më flihet…
ashtu pa shtrat
brenda barkut të delfinit
ku gllabëruar ka hënën …