Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritShpresa Dhima-ME TY

Shpresa Dhima-ME TY

Iku dhe kjo vjeshtë
Mbuluar me gjethe trishtimi
Që era e fortuna
Shkund pamëshirë


Iku kjo vjeshtë ashtu siç erdhi
Pa praninë tënde…
Dhe la pas kujtime të zbehta
Që gërmojnë në shpirt
Dhe gjumi s’më zë ,e s’më zë


Bashkë me vjeshtën ,ka marr arratinë
Befas ti më vjen në ëndërr
Ulesh pa u ndjerë,
Lë gjurmë syve të mi.


Sytë flasin
Zemra , shpirtit i flet
Jeta dhe shpirti janë një.


Le të ikë vjeshta, tutje larg
Në dimrin zemërak era do fishkëllej
Zemrës time ti hap një prag
Aty , unë e di ,ti do hysh pa flirt


Do çelen aty mijëra agime
Ëndrrave zgjuar premtimeve…
Ashtu siç çel, në akull një zambak
Erërat do të sjellin puthje – ledhatime.


Ç’ti bëj zemrës që ty të do
Ç’ti bëj shpirtit,te ti vrapon
Unë e dehur nuk jam
Por çmendurisht e dashuruar jam.


Me….ty.


Këtë e thotë, zemra, e flet shpirti
Këtë e thonë sytë e tu..
Brenda tyre thellësia s’ka fund
Aty unë dehem përhumbur tëndes aromë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT