Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSabit Rrustemi -DERISA TË SOSET PËR FIJE FUNDI I ÇDO PRITJEJE

Sabit Rrustemi -DERISA TË SOSET PËR FIJE FUNDI I ÇDO PRITJEJE

Sa u zgjova,
njërin krah të dritares hapa


Ëndrra e pak mëparshme
nuk më shqitej syve
as dilte nga dhoma


Ishte vizatuar si pritja në atë vazo prej luleje
e më shikonte përdhimbshëm


Kur pa që s’po reagoja
u afrua lehtas
flokët m’i shpupurishi
faqet


Pastaj,
ngadalë hyri nën mbulesën time prej nate,
ku strukej avulli i ngrohtë i zemrës.


Me krejt qenien e saj
një me mua u bë
nga majat e gishtave
deri tek buzët që lëngëzoheshin


U vërshuam prej puthjeve
për një zgjim të këndshëm
për një ditë të mbarë
e të përjetshme
nëpër vargndjenjat tona


Kështu do të të vij për çdo natë
për çdo mëngjes,
përmes një shprushjeje a puthjeje
derisa të soset për fije edhe fundi i çdo pritjeje

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT