Buzëqeshmë,
Që të kuptoj se vdekja s’ekziston
Buzëqeshmë sot, dhe në këtë çast,
Që fluturat e zjarrit rreth nesh të fluturojnë,
Të na ngrejnë lart,
shumë lart,
Ku zemra e qiellit na bujt krahëhapur.
Rrëzëlle si unazë diamanti,
Shkēlqe me xixëllonjat,
bijtë e yjeve,
Buzëqeshmë gjysma ime,
Dhe më shēro me buzëqeshje,
Se ajo është ilaç i sjellë prej Perëndive.
