Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-DO MË KESH NËPËR VARGJE...

Elvira Zeneli-DO MË KESH NËPËR VARGJE…

Ti ma vare shikimin të mprehtë
Si karrem në thellësi të shpirtit
Vetja mu duk si një princeshë
Befas gjethet filluan të bien
Një shi i lehtë si ai në poezinë e Kadaresë zjarrin ma ndezi në trupin tim.


Më kamxhikon kjo ndjenjë dhe ky mendim
Asgjë nuk lë pa e nxjerr nga brenda
Si të varej përfundimisht dita e Jetës sime
Nga shpërthimi i vargut tim
Vdekja të varet nga heshtja?!


Vetëm premtimi yt s’më mjafton jo!
Artin e krijimit aty për aty e bëj
Në tryezën e poezisë e vë dhe e shkarkoj atë barrë
Si përndezja e epshit kur bie në kërthizë
E s’kuptoj jo nuk kuptoj
Perse i le sekretet e tua për në varr?!


Mijëvjeçarët me vete do ti kemi atje
Në atë gropë nuk iki me shpirtin e vrarë
Jam e pamëshirshmja kryeneçe
Fishkëllen kamxhiku si kufinjtë stinor
Jo, djalë jo kujtoj fjalët e mia
Botën e përtejme se honeps
As vaji yt nuk më bën të ngratë
Muzën dhe frymëzimin i thërras
Të ma sjellin penën e skajuar në rini
E tillë është kjo dashuri e jona qelibar!


Etjen e krijimit për ne do shuajmë pranë gotës së verës
Fluturimi i jetës nuk do ketë trishtim
Kur të jemi në krahët e njëri – tjetrit
Mua do më kesh nëpër vargje,
Me shkronjat e mia mos më rrëzo
Faji do të ndjekë kudo…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT