Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritMiranda Kabashi-Thirja e të parëve

Miranda Kabashi-Thirja e të parëve

Në fshatin e gjyshes kisha vite pa shkuar,
malli vërtetë shumë më kishte marë.
Rrugët të shkreta me gurë të vjetëruar,
asgjë nuk ishte, ashtu, si më parë.


Shtëpi të bukura, të reja, madhështore
sytë të mbeteshin, aq shumë mrekulli.
Rethuar me hekura, pa britma feminore,
gjithcka bosh, as zhurma dhe as njeri.


Një ujë të ftohtë mendueshëm piva nga burimi,
Ndërmënd më vjen gjyshja e ëmbël nga larg,
e mbushte gjymin, me mbushte dhe mua gëzimi,
ndaj hesht dhe shkruaj, me lotë, ndonjë varg.


Më kishte marë malli, si fëmije, për fshatin.
Po ngeli vetëm mall, se nuk takova njeri,
nuk dija ç’të bëja as vetë me inatin,
Trishtueshëm në rrugë, vetëm fotografi.


Në të dalë të fshatit, u ndala, qëndrova
gjyshen mbas shume vitesh shkova, e pashë,
Qirinjtë i ndeza, një lule te varri i çova,
Perpara asaj lutje dhe në gjunjë i rashë.


Veç lotët e mi u çmallën atyre anëve,
ndërmënd më erdhën, ah, sa shumë kujtime,
Prapë do të vij, se kam varret e të parëve,
është gjaku që thërret, është vendi nënës time.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT