Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritNikolle Loka -Larg dhe afër

Nikolle Loka -Larg dhe afër

I hedh sytë në botën rreth nesh, shikimi ikën…
kalon horizontet, shtatë herë rresht,
shtatë herë e kalon orbitën…
dhe humb në një univers të paqartë,
të ujtë e të ajrtë…
Mendimi e përshkon galaktikën…
Veç para pasqyrës shikimi kthehet në sy,
si qelq i thyer,
me veten mallëngjyer,
e më s’don të ikë…
Në pasqyrë çdo ditë,
njeriu sheh imtësitë,
ca thinja e ndonjë rrudhë më tepër,
që e bëjnë më fisnik,
më të urtë e më të vjetër.
Para pasqyrës njeriu e ndal ikjen,
e nis një udhëtim brenda vetes,
brenda universit që zgjerohet,
në shtigje të reja drejt njohjes…
çdo ditë e më i qartë,
çdo ditë me veten më i paqtë.

A të mori rrjedha?…

Si lindi rrjedha,
kush ta njoftoi ardhjen e saj,
si të mori me të mirë në prehër
e djela,
si iku e të la,
a thua të rrëmbeu parandjenja,
e të nxori te një breg,
te një va,
a të çoj në vise të reja,
ku zbret e zbret…
hijen ta djeg rrufeja,
kush e ndjeu, kush e pa!
Në të përpjeta,
kush të mbështeti,
kush të tërhoqi pas veti,
te një valë deti.
Nëpër ujëvara,
kush t’i hodhi sytë e të pa!
A të rrëmbeu jeta,
e në vende të shkreta,
të mori a të la!
Gjysma po, gjysma jo,
gjysma iu shtua detit,
e tjetra mbeti ndër dallgë,
por nuk iku larg,
deri te një breg,
te një va.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT