Kush na mallkoi këtë tokë hyjnore?
Ti o turk me 500 vjet sundim
apo ti shka, i lënë pasdore
që historinë e sjell gjithmonë n´fillim?
Deri kur të hapen këto varret masive
Për emrat e pleqve, t´nuseve e t´fëmijëve
Që fshihen prapa dyerve me dry të dryshkur
Një çerek shekulli fshehur n´zemër t´vyshkur.
Edhe sa të lotojmë e me ankth në bark
Sa i duhet tokës që t´mos ermojë gjak?
Ditët i kalojmë mbytur në mënxyrë
S´prituri postjerin të sjell ndonjë gjymtyrë
Diku mungon një dorë, diku një pjesë rrashte
Hap e mbyll varret si kasolle kashte.
Kush e shpiku krimin më vjen që ta plas,
Ti Europ e poshter me shkjaun që t´vjen pas
Ne mbetëm syhapur zemrat na shkrumohen
Por do vijë një ditë kur gjurmët t´ju lavërohen.
O bre, ndaluni njëherë, o ju pjellë e djallit,
Kur mbaron germimi në varrezet tona.
Kë e zë meraku për fishek në lule t´ballit
Kë po e pret kënga, kë po e pret jehona?