Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritPrenda Sejdia -MESAZH SIBILIK

Prenda Sejdia -MESAZH SIBILIK

Do të besohet nderi që deri në fund ta qosh misionin
e të jesh dora, syri e mendja e së vërtetës
ëndërra mbetet në pajtohet shkenca me fenë
dy disiplina të papajtueshme madje krejtësisht
kreacionizmi kjo rragatje mbi zanafillën
e gjithësisë


Po materia a mund të krijohet nga hiqi
thonë se nga shpërthimi madh ishte
krijuar gjithësia
ndaj të kemi besim e t’i pranojmë mrekullitë
ferr apo parajsë…
falenderim me mirënjohje kush na përndritë


Nderi ky virtyt i njerëzve mendje ndritur
me mision hyjnorë udhëhiqemi në këtë botë
siç mund t’i ndjejmë elementet
toka ajri zjarri e uji
I falemi krijuesit që na ka përndritë


Eh morali, ky element i madhështisë njerëzore
kjo tërësi me parime dhe bazë hyjnore

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT