Thursday, December 12, 2024
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Mos më ndaloni bukuritë!

Gjeorgjina Kapaj-Mos më ndaloni bukuritë!

Ëndrrën time mos ma vidhni
Yjet lërini të më ndriçojnë.
Mos të ndalë rrëzëllimi.
Dua zemrën që ta ngrohë.


Udhën drejtë mos ma ngatërroni.
Nëpër driza kam kaluar
Kur ca gjëmat më ndalonin.
Duart shpesh kam sakatuar.


Detin mos ma thani asnjë ditë.
Se me të shumë kam kaluar.
Nuk kam folur me njeri
Vetëm ty të kam treguar.


Asnjë lule mos ma vidhni!
Po ta doni natë e ditë.
Porsi bahçe e kam shpirtin
Lulet shfaqin bukuritë.


Si një zog mbetet pa krahë
E mbetet pa fluturuar
Lermani jetën të qetë
Me nipër e mbesa dashuruar.


Trëndafilat mos i mblidhni
Do t’i bëj si një kurorë.
Do t’i mbjell vit pas vitit
Të ma bëjnë jetën të ngrohtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT