Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Lulëjetë Dragidella

Cikël poetik me vargjet e poetes Lulëjetë Dragidella

FJALA
(ripostim)
Sa e urtë
Sa e butë
Sa e thjeshtë
E sa e shkurtë


Sa ngec ngjuhë
E sa nfyt Sa nbuzë
E sa n`gryk

Herë rrumbullake
E herë fluturake
Herë e gdhendur
E herë e hëngër


Herë sa gruri
E herë sa burri
Shpon si thumbi
E vret si plumbi

Fjalë që puqet
E fjalë që skuqet
Fjalë që shihet
E fjalë që fshihet


Fjalë që bie
E fjalë që vjen
Fjalë që sillet
E që zë vend


Rri nqiell Kur nuk është ntokë
Është e kotë
Kur nuk është e plotë.

VJESHTË
Më thuaj, Vjeshtë
A të ngushëlloj kush


Për gjethen tënde
Të ramë
Për gjethen tënde
Të vrarë


Për gjethen tënde
Të tharë
Për gjethen tënde
Të artë?

LINDA FEMËR, LINDA PROBLEM
U linda femër
E shëndetshme
E bukur
E dashur
E me një forcë
T’madhe shpirti


Edhe, nga një femër
U bëra edhe mençur
Punëtore
Bujare
Shpresëdhënëse
Jetëdhënëse


Edhe, të një mashkulli
S`di pse më thanë hesht
E unë, kisha edhe një zë t’ëmbël.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT