Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari--AKULL-

Lida Bashllari–AKULL-

Akull trupi,
Akull zemra,
Buza që më puthe ti,
Ajsberg kthyer e gjitha,
Pa një grimcë ngrohtësi.
S’po e ndjej më shpirtin tim,
Të regëtijë qoftë dhe një fije,
E di mirë kush është shkaktari,
Në këto trauma dashurie.
Plot me hije,
Paranoja,
Më ke ftohur çdo qelizë,
Më ke bërë me fol me vete,
Me ja mbyll derën dashnisë.
Ky je ti që fort të desha,
E s’të vija mbi asnjë,
Je po ti që më braktise,
Zemër-thyer po më lë.
Si t’ja ve emrin kësaj dhimbje,
Kësaj mungese kaq të gjatë?
Lotëve që rrjedhin syve,
Tek vrapojnë faqes së ngratë.
Ndjehem bosh,
Krejt bosh e vetme,
Drithëruar në vetmi,
Akull trupi,
Akull zemra
Dhe më akull të shoh ty.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT