BallinaVitrina e libritMigel Flor-VIZATOJ

Migel Flor-VIZATOJ

Kam shekuj që trokas
në muret e mia të padukshme,
kërkoj nga cila anë lind dielli
e nga cila anë e hijes vdesin zogjtë.

Një oborr katërkëndësh
me qiell të ulët,
me një pus mbushur ujë
dhe pasqyrime të papijshme,
përplas brinjët e mia me hapësirën,
mat largësinë me vijat gërvishtëse
dhe sa herë kërkohet një dalje
i shtoj qiellit një shikim plus.

Kam kërkuar gjithë jetën një copë qiell të paprerë
nga kënde, kuadrata, rombe.
Qiell të paplagosur me gjeometri.

Muret nuk më rrethojnë mua
unë thjesht i vizatova
për qefin tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT