Lamine Yamal është një lojtar skuadre dhe asgjë nuk flet më shumë për karakterin e yllit të ri të Barcelonës sesa komentet e tij të fundit për fitimin e mundshëm të Topit të Artë.
Sensacioni 17-vjeçar ka arritur të lë gjurmë të mëdha tashmë në futbollin evropian, duke qenë njëri nga lojtarët kryesor të Spanjës në triumfin e tyre në Kampionatin Evropian.
Paraqitjet e tij të mira me Spanjën dhe Barcelonën kanë bërë që Yamal të cilësohet si njëri nga fituesin e ardhshëm të çmimit më të madh individual, Topi i Artë.
Megjithatë, sulmuesi anësor ka treguar se prioritet i tij janë çmimet ekipore dhe me kombëtaren, përpara çmimit individual.
“Përpara një Topi të Artë, do të doja një Ligë të Kampionëve ose një Kupë Botërore ”, ka thënë Yamal.
Agjenti Jorge Mendes, i cili ka Lamine në listën e klientëve të tij të profilit të lartë, beson gjithashtu se i diplomuari në La Masia është i destinuar për madhështi.
“Lamine [Yamal], ju do të fitoni Topin e Artë vitin e ardhshëm”, tha Mendes gjatë gala-s së Golden Boy.