Hëna, shtriu krahë dimri,
Teksa stuhite Betlehemit i largoheshin.
Dritka bredhash nën lotë yjesh,
dëshpërimisht xhama dritaresh godisnin.
Me derdhje bojërash mbi fletë të bardhë,
Si mavijosja e syve dhembjevrarët,
Ngjashëm degë këputur agimi mes shira të vonuar,
Nën një qiell të zi thellësisht të madh.
Aty, ku dhe korbat nxijnë natën
larguar, qajnë me kra kra të thyera.
Gjurmë, lë rrugëve shiu musonik…
Verë e kuqe, ngjyer me gjak judenjsh…
Kryqe shpinës ngrenë drerët e lodhur,
Shtigjesh të zëna prej legjionarësh romakë
Kyçin e drynjtë të kasolles kërkuar,
ashtu, si gjilpërën në një pirg kashtë.
Përmes luginës së lumit Jordan
një yll bie, vezulluar.
Gjunjëzuar, zvarritur mos trembet,
është frikë se kurrë më, s’ do të shihet prapë.
Qiej,
Mos e mbyllni atë portë,
Me fanar në dorë brigje të zhveshur mëkatesh, me lakuriqësinë e lindjes,
Rikthimi yt pritet,
NGA ÇIFTËZIMI I TË DASHURUARIT ME TË PAQMEN.