Bjeshkët e mia legjendare,
me kullosa e shumë bagëti
Ku bareshat hedhin valle,
vërtetë është një mrekulli.
Borë në dimër dhe në verë,
blegërimë qengjash degjon.
Në kullosë dele dhe shqerra,
më poshtë lumi gurgullon.
Lart në stane rrin bariu,
dëgjohet këngën e bilbilit.
Frynë puhizë e lehtë veriu
dhe aromë e trendafilit.
Atje bashkë n’gëzime e festa,
jehon vallja në mes lisash.
Ushton mali, ushton bjeshka
vend trimash e vend plisash!
