Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritBruna Thanasi -O Nena ime Shqiperi!

Bruna Thanasi -O Nena ime Shqiperi!

Sa shpejt qe iku ajo nate
U ndjeva motra e secilit
Shqiptari ka zakon te arte
Thesar si kenga e bilbilit


Kendova himnin e Atdheut
O Nena ime Shqiperi
Si nje labe e mesdheut
Hapa krahet per liri


Nje gote mall,shpirti ma zbrazi
Kur pashe Shqiptaret e bashkuar
Nje jete te tere, me ha marazi
Pse Zoti ne, na ka harruar


Askush s’ma kuptoi emocionin
As mallin tim, qe pervelon
Vec pash ca zemra, qe gezonin
Dhe nje flamur, qe na bashkon!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT