Michael Carrick mund të mos jetë më trajner i Manchester United.
Kriza e rezultateve ka shtuar presionin mbi anglezin, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë alternativat për pasardhësin e tij, shkruan “The Guardian”, përcjell “Gazeta Express”.
Barazimi 4:4 me Aston Villan, ndonëse erdhi pas një rikthimi dramatik, nuk e ka ndryshuar situatën.
Manchester United vazhdon të jetë në pozitë shumë të vështirë në Premierligë, duke rrezikuar seriozisht sezonin.
Në mesin e kandidatëve për ta zëvendësuar Carrick përmendet Mauricio Pochettino, i cili po fiton terren, ndërsa Eddie Howe mbetet gjithashtu një alternativë e mundshme.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga drejtuesit e klubit.
