Mc Kresha së shpejti pritet të bëhet baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij Erzina është në pritje të ëmbël, ndërsa vet reperi, i cili është shumë i rezervuar sa i përket jetës private, ka zbuluar se fëmija i dytë është djalë.

“Ajo është xheloze dhe po të mos ishte e tillë unë nuk do e doja” u shpreh MC Kresha.
Dajana: Si shqiptar që jemi do të të bëj një pyetje, a është xheloze bashkëshortja? Pasi ne e dimë që jeta jote është në clube ku mund të takosh shumë fanse?
MC Kresha: Bashkëshortja ime është një grua e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen jo vetëm të sajën, por edhe timen. Është njeri shumë i dashur dhe po është xheloze dhe po të mos ishte e tillë unë nuk do e doja. Xhelozia ka disa kufij dhe gruaja ime e kupton që profesioni im është një profesion ekstravagant pak a shumë dhe duhet kuptuar. Në momentin që jemi martuar kemi kaluar në një stad tjetër familjar dhe këtë punën e Hip-Hopit e shikojmë si profesion. Përpara, kur kemi qenë beqarë e kemi pasur Lifestyle, por sot në radhë të parë jemi bashkëshortë, jemi prind, pastaj jemi edhe artistë.